Tashmë ka hyrë në fuqi vendimi i ri i Qeverisë së Kosovës në lidhje me targat, ku nga sonte do të nis faza e qortimit ndaj të gjithë atyre që kanë targa që cilësohen si ilegale.
Në një lidhje direkte nga veriu i vendit, gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, kapi një moment kur një veturë serbe me targa “KM”, qarkulloi përpara Policisë së Kosovës pas hyrjes në fuqi të vendimit të ri, por që të njëjtit nuk e ndaluan për t’ia shqiptuar masën e qortimit.
Në ndërkohë, ekipi i Klan Kosovës eci nëpër veri të vendit, ku pas mesnatës u vërejt një numër i vogël i veturave të cilat ishin në lëvizje.