Hyseni: 2.4 milionë euro për rinovimin e palestrës së sportit në Gjilan

Hyseni: 2.4 milionë euro për rinovimin e palestrës së sportit në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar se në prezencë të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për rinovimin e palestrës së sportit në Gjilan.

Hyseni ka bërë të ditur se komuna këtë rinovim do ta financojë me 400 mijë euro, kurse MKRS me 2 milionë euro, raporton Gazeta Enigma.

Palestra e sportit “Bashkim Selishta” në Gjilan që një kohë të gjatë është në gjendje të vështirë dhe nuk i plotëson kushtet për stërvitje dhe zhvillimin e garave.

Related Articles