Hyseni reagon për derbin Gjilani-Drita: Në një stadium si ky nuk do të zhvillohet më derbi

Hyseni reagon për derbin Gjilani-Drita: Në një stadium si ky nuk do të zhvillohet më derbi

Kryetari në ardhje Alban Hyseni, përmes një statusi në facebook, ka përgëzuar dy ekipet gjilanase për lojën e bukur si dhe dy tifozërit për atmosferën e krijuar në tribuna.

Hyseni ka premtuar se dy tifozërit gjilanase si Intelektualët dhe Skifterat do ta kenë shtëpinë e tyre me standarde të FIFA’s dhe UEFA’s.

Postimi plotë:

Sot u zhvillua derbi lokal në superligën e Kosovës në futball ndërmjet Gjilanit dhe Dritës. Loja e bukur në fushë dhe atmosfera në tribuna, këtë derbi e bëjnë më të veçant.

Në një stadium si ky, pa plotësimin e asnjë kushti, nuk do të zhvillohet më një derbi i këtij niveli. Intelektualët dhe Skifterat do ta kenë shtëpin e tyre me standarde të FIFA’s dhe UEFA’s.

Related Articles