I caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit të katërt për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

I caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit të katërt për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Gjykata Themelore në Pejë njofton se ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit të katërt.

Ky i fundit është arrestuar nën dyshimet në lidhje me vrasjen e trefishtë në Gllogjan, të ndodhur më 26 nëntor të vitit të kaluar.

Një vendim i tillë është marrë më 6 shkurt 2022 nga gjykatësi i procedurës paraprake, Sami Sharraxhiu, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I dyshuari i katërt për vrasje e trefishtë, ishte arrestuar më 4 shkurt.

Ndryshe, më 10 janar 2022, njërit nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, masa e paraburgimit i është zëvendësuar me arrest shtëpiak. /Gazeta Enigma/.

Related Articles