I dërguari i BE-së për dialog, javën e ardhshme viziton Kosovën

I dërguari i BE-së për dialog, javën e ardhshme viziton Kosovën

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, javën e ardhshme do ta vizitojë për herë të parë Kosovën.

Vizitën e emisarit në dialog e ka konfirmuar Bashkimi Evropian, të cilët thanë se Sorensen do të jetë në Kosovë nga data 17 deri më 19 mars.

“Mund të konfirmojmë se Përfaqësuesi Special i BE-së Peter Sorensen do të bëjë vizitën e tij të parë në Kosovë nga data 17-19 mars”, thuhet në përgjigjen e BE-së për KosovaPress.

Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas javë më parë ka thënë se gjatë muajit mars do të shikojnë se si do të ecet përpara në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit në vitin 2023, por palët ende nuk kanë filluar zbatimin e saj.

Related Articles