I gjendet një armë zjarri, arrestohet një person në Prishtinë

I gjendet një armë zjarri, arrestohet një person në Prishtinë

Në Prishtinë një person është shoqëruar në polici, pasi të njëjtit i është gjetur një armë zjarri e tipit Zoraki si dhe fishekë, raporton Gazeta Enigma.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se “është shoqëruar një person në stacionin policor veriu në Prishtinë. Të njëjtit i është gjetur një armë zjarri”.

“Aktualisht personi është duke u intervistuar, dhe i njëjti do të procedohet më tej në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha zëdhënësja Ahmeti, për Gazetën Enigma.

Bëhet e ditur se i dyshuari K.G. (1995) është arrestuar në një lokal në lagjen Kodra e Trimave./Gazeta Enigma/

Related Articles