Fazli Veseli u varros në varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës, pa praninë e djalit të tij Kadri Veselit, i cili është duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, raporton Gazeta Enigma.
Veseli e kishte takuar babain e tij për herë të fundit në maj të këtij viti. Ai ishte lejuar që të vinte për vizitë në Kosovë, meqenëse babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Menjëherë pas arritjes në Kosovë, Veseli kishte vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, nën përcjelljen e forcave të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it.
Megjithatë, qytetarë e fytyra publike morën pjesë në varrimin babait të ish-krykuvendarit të Kosovës.
Të pranishëm në varrim kanë qenë edhe deputetë të PDK-së, të cilët lëshuan sallën e Kuvendit për të qenë të pranishëm në varrimin e babait të ish kryetarit të kësaj partie./Gazeta Enigma/