Borrell para takimit Kurti-Vuçiq: Dialogu është rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së

Borrell para takimit Kurti-Vuçiq: Dialogu është rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka arritur në objektin e BE-së ku fillimisht do të takojë ndaras e më pas edhe bashkë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Borrell, në një prononcim për media para takimit, përsëriti se rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së është vazhdimi i dialogut.

“Sot bashkë me Miroslav Lajçak do të jemi nikoqirë të një takimi të ri të nivelit të lartë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Jam i lumtur që po ndodh në kohën kur Bashkimi Europian do të takohet me presidentin Joe Biden këtu në Bruksel. Është kënaqësi të takoj dhe të mirëpres në Bruksel presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, jo shumë kohë pas vizitës bilaterale në Bruksel”.

“Unë atëherë i kam inkurajuar të dy që të vazhdojnë me takimet në kuadër të dialogut, pa vonesa, dhe me fokusin për të prodhuar rezultate pavarësisht të gjitha pengesave ekzistuese. Ne e dimë se ky dialog nuk do të jetë i lehtë, por ky proces dhe përkushtimi i sinqertë nga të dyja palët është i nevojshëm për të mirën e popullit të Kosovës dhe Serbisë. Le të jemi të qartë – dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt të ardhmes europiane për të dyja vendet”.

Related Articles