I moshuari nga Podujeva tenton t’i jap fund jetës, dërgohet i plagosur në QKUK

I moshuari nga Podujeva tenton t’i jap fund jetës, dërgohet i plagosur në QKUK

Një i moshuar ka tentuar t’i jap fund jetës, derisa i njëjti është dërguar në spital. Rasti ka ndodhur në Podujevë.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 87-vjeçar, i cili u gjet me plagë në shtëpinë e tij nga një fqinj i tij. Ai dëgjoi zhurmën në shtëpinë e të moshuar dhe shkoi menjëherë për t’i dalë në ndihmë.

Ambulanca dhe Policia intervenuan në vendin e ngjarjes posa rasti u raportua, ndërsa viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë trajtim mjekësor, si pasoj e plagëve të marra.

Motivet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja akoma nuk dihen, por që hetimet kanë nisur me vendim të Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vetëvrasje në tentativë”.

Related Articles