Krasniqi: Në Ohër nuk do të ketë marrëveshje, po zhvillohet lojë mes Kurtit dhe Vuçiqit

Krasniqi: Në Ohër nuk do të ketë marrëveshje, po zhvillohet lojë mes Kurtit dhe Vuçiqit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se në takimin e së shtunës nuk do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për shkak se palët kanë dallime rreth planit evropian.

Sipas tij edhe nëse nënshkruhet plani nga kryeministri Kurti dhe presidenti serb, PDK-ja nuk do të përkrah atë për shkak se pika e shtatë, ku flitet për Asociacionin do t’i japë autonomi komunave me shumicë serbe.

“Unë aspak nuk jam i bindur se marrëveshja do të realizohet dhe këtë dua ta themi hapur. Këtu esencialisht çka është duke u zhvilluar është një lojë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq se cili është djalë i mirë në sytë e ndërkombëtarëve”, tha ai në RTV21.

Ai tha se është i bindur se më 18 mars në Ohër nuk do të nënshkruhet asgjë.

“Sot ua them me bindje të plotë se të shtunën nuk do të nënshkruhet asgjë, ashtu siç nuk është nënshkruar më 27-in në Bruksel, as në Ohër të shtunën nuk do të ketë kurrfarë nënshkrimi. Jam 100% i bindur, më mbani për fjale”, tha Krasniqi.

Related Articles