Lëvizje në Hagë: Caktohet seancë para gjyqit ndaj krerëve, Thaçi pritet të jetë kryetemë

Lëvizje në Hagë: Caktohet seancë para gjyqit ndaj krerëve, Thaçi pritet të jetë kryetemë
Një konferencë statusore është caktuar në rastin e krerëve të UÇK-së para nisjes së gjykimit në prill, raporton Gazeta Enigma.

Konferenca statutore do të mbahet të hënën e 20 marsit dhe në të njëjtën janë përcaktuar disa pika të cilat do të diskutohen në lidhje me nisjen e gjykimi.

“Paneli do të kërkojë përgjigje për pyetjet në lidhje me çështjet e mëposhtme: a) nëse Prokurori i Specializuar dhe Mbrojtja synojnë të rishikojnë vlerësimet kohore të dhëna për 12 dëshmitarët e parë dhe ndikimin përkatës të këtyre vlerësimeve kohore në kohën e kërkuar për çështjen e Prokurorit të Specializuar . b) Masat që Prokurori Special i konsideron si më të përshtatshmet për të ulur kohëzgjatjen e gjykimit. c) Nëse Prokurori i Specializuar synon të ofrojë prova të gjitha sendet e identifikuara në lidhje me 12 dëshmitarët e parë, por që nuk janë ofruar tashmë për pranim në përputhje me Rregullën 154 dhe/ose nga tabela”, theksohet në vendimin për caktimin e kësaj seance.

Ndër të tjera, në këtë seancë do të diskutohet edhe për rolin dhe autoritetin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Shtrirja e mbështetjes së Prokurorit të Specializuar në dëshmitë e dëshmitarëve për veprimet dhe sjelljen e të Akuzuarit, nëse nuk është identifikuar në mënyrë specifike në përmbledhjet e Prokurorit të Specializuar të dëshmive të dëshmitaraëve. e) Shtrirja e mbështetjes së Prokurorit të Specializuar në SPOE00232092-00232094. f) Nëse avokati i viktimave ka kontaktuar me Prokurorin e Specializuar për qëllimin e ekzaminimit të drejtpërdrejtë të W04746. g) Qëndrimi i Mbrojtjes për rolin dhe autoritetin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në parashtresë.

Pikë tjetër e diskutimit do të jetë edhe aktivizimi i vetëmbrojtjes si argument për mbrojtje nga ish-presidenti Thaçi.

Kjo seancë përgatitore vjen vetëm pak ditë para nisjes së gjykimit, i cili është paraparë të fillojë më 4 prill.

Related Articles