Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësja në Gjykatën Themelore në Prishtinë , Mirlinda Gashi.
Ndryshe, ditë më parë, Gjykata e Apelit ia pati anuluar paraburgimin shefit të pezulluar të KEK-ut.
Krasniqi dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit, për dy kontrata njëburimore në vlerë mbi 3.5 milionë euro.