IKSHPK tregon se deri kur mund të izolohen personat e testuar për COVID

IKSHPK tregon se deri kur mund të izolohen personat e testuar për COVID

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se të gjithë të testuarit për COVID duhet të izolohen deri në lajmërim të rezultatit.



Në njoftim theksohet se personat të cilët lajmërohen që kanë rezultuar pozitiv me virus e kanë të ndaluar që personalisht të vijnë në IKSHPK për të kërkuar rezultatin deri në 10 ditë pas ditës së testimit.

“Individët e interesuar që të kenë rezultatin në formë të shkruar më herët, rezultatin e testimit mund ta kërkojnë përmes emailit në [email protected] ose të autorizojnë (me posedim të letërnjoftimit/pasaportës të personit testuar) ndonjë individ që nuk është i infektuar me COVID 19”, thuhet në njoftim. 

Gjithashtu, IKSHPK bën thirrje te qytetarët që t’iu përmbahen rregullave antiCOVID, sepse kështu mund të parandalohet përhapja e virusit COVID si dhe varianteve të tij.

“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”

“Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19.Omicron është tejet ngjitës, andaj mbani maskat në çdo vend, mbani distancën mbi dy metra edhe në mjedise të hapura edhe po qe se të gjithë bartin maska”. /Gazeta Enigma/.

Related Articles