A po rrezikohet Kosova nga varianti Omicron?

A po rrezikohet Kosova nga varianti Omicron?

Sipas ekspertëve shëndetësor situata me pandeminë në vendin tonë po cilësohet të jetë e rënd, shkruan Gazeta ‘Enigma’.



“Nga viti i ri e këndej veç jemi në një situatë të rëndë me pandeminë COVID-19 me ardhjen e variantit Omicron që po mbizotron në tërë botën në Evropë, në vende skandinave në rajon dhe tani edhe në Kosovë”, ka thënë Ramadani.

Kryetari i Shoqatës së Infektologëve të Kosovës, Hamdi Ramadani

Kryetari i Shoqatës së Infektologëve të Kosovës, Hamdi Ramadani, në një prononcim për Gazetën ‘Enigma’ ka theksuar se edhe personat që janë të vaksinuar me dy doza nuk mund t’i shmangen Omicron-it.

“Ardhja e punëtorve nga jashtë ku ishte vala e pandemisë me COVID-19 me variantin Omikron e bënë që vendi ynë të jetë i rënduar shumë me një valë të re me pandemi me variantin Omicron, pasi që Omicron i shmanget vaksinës antiCOVID edhe me dy doza”, ka thënë ai.

Ndërsa ka theksuar se Omicron është variant i COVID-19 i cili shkallën e infeksionit e ka më të lartë se variantet tjera.

Ramadani: Vetëm doza përforcuese është mjeti mbrojtës i sigurt për ta ndaluar Omicron-in

Sipas infektologur Ramadani “vetëm doza përforcuese është mjeti mbrojtës i sigurt për ta ndaluar Omicronin, masat antiCOVID që janë tash sa kohë në fuqi nuk po respektohen nga qytetarët dhe organet përkatëse shtetërore duhet të ndërmarrin hapa drejt zbatimit të plotë të tyre që të mund të kufizohet pandemia dhe kjo valë me Omicron në vend”, ka deklaruar Ramadani.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë administruar 1.704.633 doza të vaksinës.

Deri më tani 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa deri më tani janë administruar 24.841 doza përforcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 2,811.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 2,994 persona.

Tutje për Gazetën “Enigma”, Ramadani ka shtuar se masat parandaluese antipandemike duhet të respektohen drejt, pra duhet t’i vendosim maskat të respektojmë distancën dhe të kujdesemi për higjenën.

Njëherit, ai ka shtuar se “këto ditë për fat të keq kemi pasur raste edhe me fatalitet. Vaksinimi me dozën përforcuese është mënyra e vetme në luftiminë e pandemisë në vendin tonë.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi

Edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’ ka thënë se vaksinimi është arma kryesore kundër pandemisë me COVID-19 dhe jo ora policore.

“Vaksinimi dhe imunizimi në mas me vaksinën përforcuese është mënyra e vetme në luftiminë e pandemisë në vendin tone, duke ja shtuar këtu edhe mënyrën e shmangjes se grumbullimit të qytetarëve, studentëve, nxënësve në numër të madh me metodën punë nga shtëpia në ato vende ku mund të bëhet për sa kohë kemi rritje të madhe të infeksioneve këto ditë dhe numër të madhë të rasteve aktive në vend”, ka thënë ai.

Ibrahimi: Nuk ka argumente shkencore që me orë policore luftohet shpërndarja e virusit

“Nëse bëhet krahasimi i orës policore nga muaji tetor, nëntor, dhjetorë dhe tash nuk kanë dhënë asnjë rezultat sepse në mënyrë shkencore është konstatuar se vetëm vaksinimi është arma kryesore e cila lufton pandeminë COVID-19”./Gazeta Enigma/

Related Articles