Iku nga burgu i Lipjanit, policia e arreston në Spitalin e Pejës

Iku nga burgu i Lipjanit, policia e arreston në Spitalin e Pejës

Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Pejë, përmes rrugëve operative ka siguruar informacion se personi i cili me datë 28.10.2020, është arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan, ndodhet në Spitalin Rajonal në Pejë, raporton Gazeta Enigma.

Njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë, menjëherë kanë shkuar në lokacionin e lartcekur dhe kanë arrestuar të dyshuarin: A.K. lindur me 2003

“Personi i dyshuar i cili kishte qenë ne vuajtje të masës edukative ne Qendrën korrektuese ne Lipjan për veprën penale “ Lëndim i rëndë trupor”, i njëjti iu është dorëzuar zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, për veprime te mëtutjeshme”, njofton policia./Gazeta Enigma/

Related Articles