Trajneri shqiptar, Ilir Daja raportohet se më nuk do të jetë në krye të Ballkanit.
Gjatë ditës mediat vendore kanë raportuar një gjë të tillë ndonëse ende nuk ka diçka të konfirmuar.
Ai shënoi histori me skuadrën e Ballkanit.
Nën drejtimin e tironsit, “Xhebrailat” fituan tre tituj të Kampionit në Kosovë, triumfuan në Kupë dhe Superkupë, derisa luajtën dy herë edhe në grupet e UEFA Europa Conference League.
Një gjë të tillë nuk e kishte arritur asnjë skuadër nga Kosova më parë.
Veç humbjes nga Malisheva, trajneri shqiptar është përshëndetur me futbollistët dhe stafin teknik të suharekasëve.
Daja pritet që së shpejti ta nis punën si trajner i skuadrës së Dinamos në Tiranë. /Gazeta Enigma