Imami i një prej xhamive në Prishtinë, Labinot Maliqi, ka pritur në takim të premten ushtarët amerikanë të KFOR-it, nga Kampi Ushtarak Bondsteel.
Mirëpritja e këtyre ushtarëve në xhami për imamin Maliqi përveç se nder, ishte edhe privilegj i veçantë.
“Përveç se nderë, ishte edhe privilegj i veçantë të mirëpresim sot miqtë tanë nga KFOR-i Amerikan, Kapelanin Major Paul Girdley me bashkëpunëtorë, nga Kampi Ushtarak Bondsteel. Major Girdley, mbajti një ligjëratë frymëzuese dhe shumë të dobishme për të gjithë ne, e cila u vlerësua lartë edhe nga besimtarët”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Mes tjerash, Maliqi ka thënë se “shtëpia mbahet me miq” dhe se “Republika e Kosovës nuk ka mik, partner e aleat më të mirë e më të sinqertë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.