Mbrëmë, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë.
Ky takim erdhi menjëherë pas incidentit dhe trajtimit jo dinjitoz që thuhet se iu bë presidentës së vendit, Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit.
Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se Gërvalla sot është takuar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Arben Fetain, me të cilin thuhet se kanë folur për incidentin dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve të shpejta institucionale.
“Në kuadër të veprimeve të ndërmarra, Ministrja Gërvalla ka pranuar sot pasdite edhe një telefonatë nga homologu i saj, Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, gjatë së cilës u shprehën shqetësimet e institucioneve të Kosovës pas incidentit të djeshëm”.
“Ministrja Gërvalla ka paraqitur një notë proteste pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarim të menjëhershëm dhe të plotë për këtë incident. Njëkohësisht, është kërkuar që autoritetet maqedonase të ndërmarrin masa të menjëhershme për të hetuar këtë rast dhe për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, thuhet në reagim, transmeton Gazeta Enigma.
Në lidhje me incidentin, presidenca ka akuzuar ministrinë e Punëve të Brendshme se në vend të kërkimfaljes, po e arsyetojnë në tërësi kërkesën e sigurimit të aeroportit për ta vendosur në skaner telefonin e Osmanit. /Gazeta Enigma