Infektologu Ramadani: Arma e fundit kundër COVID-19 është vaksinimi

Infektologu Ramadani: Arma e fundit kundër COVID-19 është vaksinimi

Situata me pandeminë në nivel rajonal, ballkanik dhe në të gjithë botën është shqetësuese kur dihet se nga data 24 nëntor është identifikuar edhe një variant i ri i koronavirusit që OBSH e ka publikuar si varianti Omikron i COVID-19”, ka deklaruar infektologu Ramadani për Gazetën ‘Enigma’.

Nga ekspertët shëndetësor vaksinimi cilësohet si mënyra e vetme e mbrojtjes nga COVID-19 për veten dhe të tjerët duke përfshir edhe moshat më madhore, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

“Njerzitë me imunitet ose kondicion të dobët janë më të rrezuikuar se sa të tjerët, poashtu mosha mbi 65 vjeç është më e rrezikuar që të infektohen”, ka thënë ai.

Sipas Ramadanit nuk është vetëm mosha mbi 65 vjeç të rrezikuar nga COVID-i, “por edhe gratë shtatëzëna dhe moshat fëmijnore qoft edhe ato mbi 5 vjeç e tutje”.

Njëherit, ai ka theksuar se “Masa e vetme mbrojtëse është vaksinimi i qytetarëve dhe grupmoshave të cekura më lartë si fëmijët 12 vjeç e lart por shpejt besoj se edhe mosha para më e re se 12 vjeç duhet të vaksinohen pasiqë edhe kjo moshë mund të atakohet me virusin”.

Infektologu Ramadani ka thënë se vaksinimi i shtatëzanave është i domosdoshëm

“Vaksinimi te gratë shtatëzëna është i mirë dhe i drejt, këto kategori duhet të bëjnë imunizimin e tyre sikurse edhe në vendet tjera në botë pasi që edhe OBSH dhe oragniazata ndërkombëtare e kanë lejuar vaksinimin e shtatëzënave, dhe mjekët gjinekolog poashtu kanë bërë apel dhe këshilla të vaksinohen edhe gratë shtatëzëna për tu mbrojtur nga infeksioni dhe për të qenë të sigurta në mbrojtje post vaksinale”, ka deklaruar Ramadani.

Ramadani ndër të tjera ka theksuar se “Nuk ka të dhëna të cilat japin versione ose mendime të tjera shkencore profesionale, ku edhe mosha fëmijrore sikur se dihet që edhe kjo moshë po preket me COVID-19 por dhe me variante tjera që po qarrkullojnë në vend dhe regjion, andaj duhet bërë vaksinimin edhe tek fëmijët sepse është e pakuptimtë dhe jo etike që të mos mbrohen fëmijët me vaksinim sikurse edhe në vendet tjera”.

Duke pasur parasysh që jemi duke u përballur me pandeminë e COVID-19, plus tani që jemi në kohën e gripit sezonal a do të ketë krizë pandemike?

“Gripi sezonal tani që është në ardhje dhe COVID-19 do të krijojnë një krizë pandemike në nivel glpobal ka për ta bërë të rënduar situatën ditëve në vijim ku OBSH-ja paralajmron ditë më parë për (një valë dhe infeksion të mundshëm gjatë këtij dimri më dhe trendi me rritje në europë që mund të humbasin jetën rethë 700 mijë persona)”, ka deklaruar ai.

Infektologu Ramadani ka thënë se “Mjeti dhe arma e fundit kundër COVID-19 është vaksinimi i qytetarëve dhe të bëhet imunizimi masivë në masë sikurse vendet tjera mendoj se edhe vendi ynë duhet shpejtë të lejoj edhe dozën e tretë ose doze shtesë tek personat e grupeve të veçanta si në vende tjera”.

Infektologu, Hamdi Ramadani

Situata e COVID-19 në vendet tjera sipas infektologut, Hamdi Ramadani

“Auatria është me infeksione të shumta dhe në situatë të rëndë, ku në këtë vend personat e pavaksinuar janë futur në izolim, kjo si përpjekje për të luftuar pandime COVID-19”, ka thënë ai.

“Sllovakia është para situatës që ky vend të futet në izolim të rreptë meqë ka rritje të infeksioneve. Në Çeki poashtu ballafaqohen me pandeminë, me rritje të infeksioneve ku ky vend falë kësaj gjendje alarmante është në gjendje të jashtëzakonshme”, dekaloroi ai për ‘Enigmën’.

Sipas tij poashtu “Në Gjermani ka shumë inefksione e të sëmurë, vdekje të shumta që deri më tani kanë mbi 100 mijë të vdekur nga shpërthimi i pandemisë, edhe Rusia, Franca, Mbretëria e Bashkuar ku edhe Italia poashtu është me plotë të infektuar”.

“Prandaj edhe ne duhet të jemi me kujdes maksimal në luftën kundër, vaksinimi i qytetarëve të vazhdoj sa më shumë që është e mundur dhe prap po e theksoj se respektimi i msave kundërpandemike dhe ato të veqanta si kufizimi, pra ora policore janë tepër me rëndësi që të mos jemi në ato situata si vendet në rajon dhe Europe”, ka përfunduar Ramadani.

Theksojmë se nëntë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar këtë të shtunë në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe nuk ka vdekur asnjë pacient./Gazeta Enigma/

Related Articles