Infektologu Ramadani për COVID-19: Nuk duhet të relaksohemi derisa të arrihet 70 për qind e vaksinimit të qytetarëve

Infektologu Ramadani për COVID-19: Nuk duhet të relaksohemi derisa të arrihet 70 për qind e vaksinimit të qytetarëve

Edhe pse kemi rënje të rasteve pozitive me COVID, sipas infektologut Ramadani nuk duhet të relaksohemi deri sa të arrihet vaksinimi i popullsisë në 70 për qind, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Infektologu, Hamdi Ramadani në një intervistë për Gazetën ‘Enigma’ ka thënë se duhet të vazhdojmë me zbatimin e masave antiCOVID, pra duke respektuar distancën, bartjen e maskës dhe gjithsesi të mos ndikohemi në uljen e rasteve pozitive nga COVIDI-i dhe të vazhdojmë vaksinimin derisa kjo e fundit të arrij në 70 për qind të vaksinimit në vendin tonë.

Infektologu, Hamdi Ramadani

Gazeta Enigma: Ulja e rasteve me COVID a do të ndikoj në procesin e vaksinimit?

Ramadani: Tani dihet që kemi rënie të madhe të rasteve me COVID, gjithashtu edhe një rënje të madhe të të vdekurve, pa dyshim mund të themi se jemi në një situat të mirë me menaxhimin e pandemisë. Por, më e rëndësishmja është që vaksinimi në masë është duke shkuar mirë edhe pse është një rënie ditët e fundit në shifra.

Gazeta Enigma: Çka ka ndikuar sipas jush që të jemi në këtë gjendje?

Ramadani: Gjendja është e kënaqshme falë masave antiCOVID, maskave, distancës, dhe duhet të vazhdojmë ende sepse e kanë efektin e vet, duhet të vazhdohen.

Gazeta Enigma: Deri kur duhet të vazhdohet me këto masa?

Ramadani: Derisa të arrijë shifra e të vaksinuarve prej 70 për qind duhet të vazhdojnë masat, kur të arrijmë shifrën e përmendur, mund të jemi në një situatë shumë më të mirë, më të qëndrueshme dhe mendoj me një pandemi të kufizuar, por duhet patjetër të kalojë shifra prej 70 për qind të qytetarëve të planifikuar për tu vaksinuar.

Gazeta Enigma: Si është situata në vend duke pasur parasysh numrin e të vaksinuarve?

Ramadani: Duke pasur parasysh se kemi një numër kaq të madh të qytetarëve imun, ata të vaksinuar dhe një pjesë e atyre që e kanë kaluar coronavirusin, pastaj duke vazhduar vaksinimi prapë, bazuar në këto të dhëna statistikore, mendoj që situata në vend është e qëndrueshme relativisht, për faktin që qytetarët po vaksinohen, një numër të madh që janë imunizuar.

Gazeta Enigma: Si do të jemi në ditët në vazhdim me rastet e infetuara me COVID?

Ramadani: Mund të themi se janari, shkurti, marsi do të na gjej në një gjendje më të mirë, më relaksuese e me pak infektime, e me zero vdekje.

Gazeta Enigma: A janë të mbrojtuar nga gripo sezonal qytetarët e vaksinuar me vaksinën antiCOVID?

Ramadani: Epidemia sezonale me gripin A apo B, virusi që veç tash fillon në muajin nëntor, ju e dini që kemi vaksinën kundër gripit, që duhet të jepet tek qytetarët, që duhet tash ta marrin, sepse vaksina antiCOVID nuk i mbron qytetarët nga gripi sezonal, ajo është vaksinë krejtësisht tjetër.

Vlen të theksohet se brenda 24 orëve janë vaksinuar 14.901, të vaksinuar me dozën e parë janë 823.857, të vaksinuar me dozën e dytë janë 623.183, ndërsa numri total i dozave të administruara janë 1.447.040./Gazeta Enigma/

Related Articles