Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka zhvilluar sot një aksion për të larguar të gjithë shitësit nga rrugët në afërsi të “Tregut të Gjelbër”.
Kështu ka njoftuar kjo drejtori përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës ka larguar të gjithë shitësit nga rrugët në afërsi të Tregut të gjelbër dhe njëkohësisht ka organizuar pastrimin e këtyre rrugëve nga mbeturinat e shumta të grumbulluara aty ndër vite.
Falënderojmë të gjithë shitësit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtij aksioni i cili ka për qëllim transformimin e Prishtinës”, thuhet në njoftim.