Inspeksioni largon terrasat ilegale në qendër të Prishtinës

Inspeksioni largon terrasat ilegale në qendër të Prishtinës

Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë ka vazhduar me lirimin e hapësirave publike të cilat po shfrytëzoheshin nga biznese të ndryshme në kryeqytet.

Aksioni i radhës ka patur cak disa lokale në qendër të qytetit

“Këto ditë, në koordinim dhe me mirëkuptimin e plotë edhe të pronarëve, janë larguar terrasat/konstruksionet të cilat ishin vendosur në trotuarin përgjatë rrugës Luan Haradinaj (përballë Stacionit të policisë). Gradualisht por me shumë përkushtim, Drejtoria e Inspeksionit po ua rikthen hapësirat qytetarëve të Prishtinës” thuhet në njoftim.

Related Articles