Sonte rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve me ndeshje të zjarrta

Sonte rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve me ndeshje të zjarrta

Emocionet e Ligës së Kampionëve në fazën e eliminimit direkt do të rikthehen sonte nga ora 21:00 me dy super ndeshje.

Ndeshjet që do të luhen janë Milan – Tottenham dhe Paris – Bayern.

E gjithë vëmendja do të jetë në derbin e madh Paris – Bayern, pasi konsiderohen si favorite për ta fituar këtë trofe.

Parisit në këtë ndeshje i kthehet super dyshja Lionel Messi dhe Kylian Mbappe që kanë qenë të lënduar në ndeshjet e fundit, raporton Gazeta Enigma.

Kurse, Bayerni në këtë ndeshje do të jetë me një armë shtesë, mbrojtësin e krahut Joao Cancelo i cili iu bashkua skuadrës gjermane nga Manchester City.

Herën e fundit kur ishin takuar këto dy skuadra ishte viti 2021 kur Parisi e kishte eliminuar Bayernin nga faza e eliminimit direkt.

Related Articles