Inspektorati gjobitë 8 furra të bukës në Pejë e Gjilan

Inspektorati gjobitë 8 furra të bukës në Pejë e Gjilan

Tetë furra të bukës në Pejë e Gjilan janë gjobitur nga Inspektorati Qendror i Tregut.

Ministria e Tregtisë ka njoftuar se këto gjoba janë shqiptuar pasi tri bizneseve nuk u përputhej pesha e deklaruar e bukës dhe ndaj pesë të tjerave të cilat kishin peshoret e paverifikuara.

“Inspektorati Qendror i Tregut së bashku me Agjencinë e Metrologjisë dhe inspektorët komunal të tregut kanë kryer verifikime të jashtëzakonshme të peshoreve nëpër furrat e bukës dhe gjithashtu verifikimin e peshës së bukës. Janë shqiptuar gjoba ndaj 3 bizneseve të cilave nuk u përputhej  pesha e deklaruar e bukës si dhe ndaj 5 bizneseve të cilat kishin peshoret e pa verifikuara. Inspektorati Qendror i Tregut do të vazhdojë inspektimet në terren me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe eleminimin e praktikave të padrejta tregtare”, thuhet në njoftim.

Related Articles