Inspektorët ndërprejnë ahengun familjar me 70 persona

Inspektorët ndërprejnë ahengun familjar me 70 persona

Policia, në bashkëpunim me inspektorë të Agjencisë së ushqimit dhe Veterinarisë, ka ndërprerë një aheng familjar të organizuar me rreth 70 persona në Prizren.

Lamir Thaçi, nga Zyra për informim e AUV-it, ka bërë të ditur se është gjobitur pronari i biznesit dhe lokali është mbyllur përkohësisht.

“Inspektorati Sanitar i AUV zyra Prizren bashkë me Policinë kanë ndaluar mbajtjen e një ahengu familjar me rreth 70 persona. Biznesi është gjobitur dhe mbyllur përkohësisht deri në një vendim tjetër”, ka deklaruar ai për Gazetën Express.

Policia kishte intervenuar edhe në dy dasma të tjera në të njëjtin qytet, të cilat po mbaheshin në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria.

Related Articles