Inspektoriati në aksion – Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë

Inspektoriati në aksion – Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë

Tridhjetë biznese të “muzikës live” dhe të “qendrave të masazheve” janë mbyllur me vendim të Inspektoratit të Tregut, shkruan Enigma.

Bizneset janë mbyllur në një aksion të Inspektoratit të Tregut gjatë muajit qershor.

“Aksioni u zhvillua nga Inspektorati i Tregut pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, si dhe në bashkëpunim me inspektorë të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës, me ç’rast janë mbyllur mbi 30 operatorë ekonomikë nga rreth 90 prej tyre sa janë inspektuar””, thuhet pos tjerash.

Postimi i plotë:

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbyll mbi 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

Gjatë datave 03-08 qershor 2024, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka realizuar një aksion të gjerë inspektimi tek operatorët ekonomikë të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate).

Aksioni u zhvillua nga Inspektorati i Tregut pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, si dhe në bashkëpunim me inspektorë të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës, me ç’rast janë mbyllur mbi 30 operatorë ekonomikë nga rreth 90 prej tyre sa janë inspektuar.

Aksioni i përbashkët ka rezultuar me mbyllje të përkohshme të mbi 30 operatorëve ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të mos regjistrimit të bizneseve si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike.

Ndaj operatorëve ekonomikë që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, janë shqiptuar afër 50 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore që ka, do t’i vazhdojë inspektimet edhe ditëve në vijim dhe nëse konstatohen shkelje do të ndërmerren masa për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë si dhe masa të tjera ndëshkuese sipas legjislacionit aktual në fuqi.

Related Articles