Interesim i madh i mediave në Ohër, sytë kah takimi Kurti-Vuçiq

Interesim i madh i mediave në Ohër, sytë kah takimi Kurti-Vuçiq

Takimi i sotëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut ka bërë bashkë qindra gazetarë.



Gazetarë vendorë, rajonalë e ndërkombëtarë janë mbledhur për të përcjellur nga afër konferencat e sotme nga liderët.

Gazeta Enigma raporton se gjenden diku rreth 200 gazetarë të cilët vëmendjen e kanë të orientuar kah takimi.

Pritet që në çdo moment të ketë deklarime për media lidhur me vijueshmërinë e takimit.

/Gazeta Enigma/

Related Articles