Interi bën një hap të madh drejt kualifikimit, golat e Edin Dzekos sjellin fitoren

Interi bën një hap të madh drejt kualifikimit, golat e Edin Dzekos sjellin fitoren

Interi ka marr një fitore të madhe ndaj Shakhtar Dontesk me rezultat 2-0 duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit.

Pjesa e parë foli shumë për Interin që kishte disa raste, por goli nuk erdhi.

Nico Barella, Ivan Perisic, Edin Dzeko dhe Lautaro Martinez rrezikuan, por pa sukses.

Me të filluar pjesa e dytë Interi gjeti golin e epërsinë, kur në minutën e 61-të, Edin Dzeko me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.

Vetëm pas gjashtë minutash sulmuesi boshnjak shënoi edhe njëherë për 2-0, me një goditje të saktë me kokë (2-0).

Deri në fund kishte edhe dy raste për të dyja skuadrat, por rezultati nuk ndryshoi.

Interi tani ka 10 pikë dhe fitorja e Real Madridit ndaj Sheriffit do ta kualifikonte tutje. 

Related Articles