Interi e fiton Kupën e Italisë

Interi e fiton Kupën e Italisë

Interi e ka fituar Kupën e Italisë për sezonin 2022/2023 duke e mposhtur Fiorentinën me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Enigma.

Ky është triumfi i nëntë në histori të Interit në Kupën e Italisë.

Ndeshja nisi më mirë për Fiorentinën duke shënuar për 1-0 me Nico Gonzalezin në minutën e 3-të.

Lautaro Martinez shënoi për 1-1 në minutën e 29-të.

Për 2-1 shënoi përsëri Martinez në minutën e 37-të.

Në pjesën e dytë Fiorentina e dominoi ndeshjen, por nuk arriti ta barazoj rezultatin.

Related Articles