Interi mposhtet nga Sassuolo

Interi mposhtet nga Sassuolo

Inter ka pësuar humbje në shtëpi me rezultat 2-1 ndaj Sassuolos në kuadër të javës së gjashtë në kampionatin italian.

Goli i parë në këtë ndeshje i takoi Interit të cilët shënuan në minutat shtesë të pjesës së parë përmes Denzel Dumfries i cili shfrytëzoi një tollovi brenda zonës për ta tundur rrjetën e kundërshtarit. (1-0)

Baraspeshën në këtë takim e vendosi goli i Nedim Bajramit në minutën e 54-të të takimit, pas një goditjeje të bukur që përfundoi në cepin e djathtë të portës së Sommer. (1-1)


Teksa shumë kush mund të kishte menduar se mysafirët do të luanin për mbrojtje të rezultatit, ata nuk u zmbrapsën pas golit të barazimit dhe kaluan në avantazh në minutën e 63-të përmes Domenico Berardit i cili u asistua nga Jeremy Toljan. (2-1)

Deri në fund të takimit nuk pati më raste të mira për shënim dhe Interi mori humbjen e parë në këtë edicion të ri të garave.

Përkundër kësaj humbjeje Inter vazhdon të qëndroj si lider i tabelës me 15 pikë të grumbulluara, për shkak se në përballje direkt e mposhti me rezultat të thellë 5-1 rivalin e qytetit Milanin.
Ndeshja e radhës për të besuarit e Simone Inzaghit do të jetë ajo në udhëtim ndaj Salernitanas, sfidë kjo që është paraparë të luhet ditën e shtunë me fillim nga ora 20:45.

Related Articles