Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës vetëm në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022 janë raportuar 15 raste të dhunimit seksual ndaj të miturve, shkruan Gazeta Enigma.
Ndërsa në vitin 2021 janë raportuar 201 dhunime të përgjithshme, pa i ndarë të miturit në statistika.
Në lidhje me këtë fenomen Gazeta Enigma ka kontaktuar me psikologun Rron Kastrati, i cili përmes kësaj interviste i thotë të gjitha, nga përfshirja deri te mbrojta nga dhunimi seksual.
“Dhuna seksuale ndaj fëmijëve e cila përfshin çdo person nën moshën 18 vjeç, ndodh në shumë vende të ndryshme të botës, por përkatësisht në Kosovë ky fenomen destruktiv dhe pervers (psikopatologjik) po ushtron një aktivitet të shtuar kohëve të fundit referuar raportimeve policore, institucionale dhe mediatike’’ tha Kastrati.
Tutje ai ka shtuar se “dhuna seksuale konsiston me një sërë aktesh seksuale kundër një fëmije, duke përfshirë, në abuzimin seksual të fëmijëve inçestin, përdhunim, dhunë seksuale në kontekstin e takimeve/marrëdhënieve intime, shfrytëzim seksual, abuzimi seksual online, dhe abuzimi seksual i fëmijëve përfshin gjithashtu akte me detyrim fizik, kërcënimin të drejtëpërdrejtë, ose tërthorazi përmes lajkatimeve, favoreve përkdhelëse, pra shpesh herë, viktima mund të mos jetë as i/e vetëdijshëm për viktimizimin e tij/saj”.
Psikologu Kastrati ka theksuar se për t’i parë shenjat paralajmëruese të abuzimit seksual të fëmijëve duhet të jemi më aktivë në jetën e tyre.
“Përfshirja aktive në jetën e një fëmije mund t’i bëjë më të dukshme shenjat paralajmëruese të abuzimit seksual të fëmijëve dhe ta ndihmojë fëmijën të ndihet më rehat të vijë tek ju nëse diçka nuk është në rregull. Nëse shihni ose dëgjoni diçka që shkakton shqetësim, mund të merrni masa për të mbrojtur fëmijën tuaj”, ka deklaruar ai.
Kastrati: Interesimi maksimal i prindërve rrjedhimisht duhet të vijoj me këto pyetje të thjeshta por të rëndësishme për veprimtaritë dhe aktivitetin e përditshëm të fëmijëve.
Çfarë lojërash kanë luajtur pas shkollës?
A u kënaqën dhe a kanë pasur zënka me ndokënd?
Njihuni me njerëzit në jetën e fëmijës suaj. Dijeni se me kë po kalon kohë fëmija juaj, duke përfshirë fëmijët dhe të rriturit e tjerë.
Pyeteni fëmijën tuaj për fëmijët(shoqëria) me të cilët shkojnë në shkollë, prindërit e miqve të tyre dhe njerëzit e tjerë me të cilët mund të takojë, si shokët e skuadrës ose trajnerët.
Flisni hapur për këta njerëz dhe bëni pyetje në mënyrë që fëmija juaj të ndihet rehat duke bërë të njëjtën gjë. Zgjidhni kujdestarët me kujdes.
Pavarësisht nëse është një kujdestare e fëmijëve, një shkollë e re ose një aktivitet pas shkollës, jini të zellshëm në shqyrtimin e kujdestarëve për fëmijën tuaj.
Sipas Kastratit këto janë shenjat paralajmëruese të abuzimit seksual të fëmijëve:
- Njihuni me shenjat paralajmëruese të abuzimit seksual të fëmijëve dhe vini re çdo ndryshim me fëmijën tuaj, sado i vogël qoftë.
- Pavarësisht nëse i ndodh fëmijës tuaj ose një fëmije që njihni, ju keni potencialin për të bërë një ndryshim të madh në jetën e atij personi duke hyrë brenda.
- Abuzimi seksual në fëmijëri konsiderohet të jetë një çështje qendrore e problemeve të shëndetit mendor dhe fizik që mund të vazhdojnë deri në jetën e rritur të burrave dhe grave.
- Problemet mendore dhe fizike që mund të ndodhin për shkak të abuzimit seksual në fëmijëri janë “depresioni, vetëvlerësimi i ulët, ankthi, problemet e sjelljes, problemet sociale, përdorimi i drogës dhe crregullimet e përsonalitetit, crregullimin e përshtatjes etj.
- Fëmijët konsiderohen të dhunuar seksualisht kur njerëzit më të vjetër, më të mëdhenj ose më të fuqishëm i bëjnë ata të përfshihen në aktivitet seksual.
- Kjo është një lloj raporti i pabarabartë pushteti apo kontrollimi i detyrueshëm sjellor nga të rriturit (dhunuesit) ndaj fëmijëve, dhe shfrytëzimi ose tradhtia e besimit të fëmijës dhe pafajësia nga më vonë, prandaj abuzimi seksual përfshin një gamë të gjerë veprimesh dhe sjelljesh të qëllimshme abuzuese.
- Për shembull, “ekspozimi i organeve gjenitale ndaj një fëmije, përkëdhelja e organeve gjenitale të një fëmije, detyrimi i një fëmije të prekë organet gjenitale të një të rrituri ose të përfshihen në vetëmasturbim, duke i ekspozuar fëmijët ndaj prostitucionit ose pornografisë, duke përfshirë një fëmijë në aktivitet seksual oral anal, penetrim anal ose oral i një fëmije me penis, gisht ose objekt tjetër dhe që përfshin një fëmijë në sjelljen seksuale me një kafshë.
- Këto lloj sjelljesh abuzive ndaj fëmijëve mund të kenë ndikim të jashtëzakonshëm mendor, social dhe mbi faktorët zhvillimor psikologjik.
- Për më tepër, përvoja e abuzimit seksual në fëmijëri mund të bëhet gjithashtu një pengesë kryesore kundër mbajtjes së një ekuilibri në jetën e ardhshme të fëmijëve duke marrë parasysh përshtatjen dhe marrëdhënien e tyre.
- Fëmijët që janë abuzuar seksualisht mund të shfaqin një sërë reagimesh emocionale dhe të sjelljes, shumë prej të cilave janë karakteristike për fëmijët që kanë përjetuar lloje traumash.
Kastrati: Këto reagime përfshijnë:
- Rritja e maktheve dhe/ose vështirësive të tjera të gjumit
- Sjellje e tërhequr(izolim social)
- Shpërthime zemërimi, dhe agresioni
- Episode anksioziteti, dhe frikëra e fobi të papërcaktuara (të panjohura)
- Ndryshime humori (bipolaritet) dhe episode të theksuara depresive.
Psikologu thotë se fëmijët e vegjël dhunën seksuale e shfaqin përmes këtyre shembujve.
“Fëmijët shumë të vegjël mund të përfshihen në lojëra traumatike në të cilën fëmija rishfaq disa aspekte të kësaj përvoje të përjetuar”, ka deklaruar ai.
“Për shembull, një fëmijë mund të tregojë duke ikur nga një “njeri i keq” vazhdimisht.
Shfaqja sjellore mund ose nuk mund të jetë specifike për abuzimin seksual por nga një frikë situate në tentativë”, tha Kastrati për Gazetën Enigma.
Sipas tij dhunën seksuale te fëmijët tuaj mund ta kuptoni nga këto shenja.
“Ju mund të shihni shenja të tjera stresi nga stresorët ambiental ose më gjërë, një rritje të sjelljes kundërshtuese ose të tërhequr, nervozizëm ose makthe”, ka deklaruar ai.
Tutje ai ka shtuar se “fëmija mund të përfshihet në sjellje seksuale të papërshtatshme për moshën, siç është përpjekja për të përfshirë një fëmijë tjetër në kontakt oral-gjenital ose marrëdhënie të simuluara”.
Fëmija mund të flasë për trupin e tij-saj si “i lënduar” ose “i ndyrë”.
Ndërsa fëmijët rriten në adoleshencë dhe luftojnë për autonomi, vështirësitë në të cilat mund të futen të përfshira me kriza identiteti dhe mund të jenë më serioze.
Adoleshentët mund të kenë më shumë gjasa të abuzojnë me substanca ose të përfshihen në sjellje me rrezik të lartë, duke përfshirë sjelljen seksuale pa dallim. Një adoleshent që shmang kujtimet traumatike mund të tërhiqet nga shoqëria, sjelljet suicidale (vetëvrasëse) janë gjithashtu më të zakonshme tek adoleshentët.
Pasojat afatgjata të dhunimit seksual ndaj të miturëve:
Hulumtimet kanë treguar në mënyrë të përsëritur se abuzimi seksual i fëmijëve mund të ketë një ndikim shumë serioz në shëndetin fizik dhe mendor, si dhe përshtatjen e mëvonshme seksuale.
Në varësi të ashpërsisë dhe numrit të traumave të përjetuara, abuzimi seksual i fëmijëve mund të ketë efekte të gjera dhe afatgjata.
Ata që kanë pësuar trauma të shumta dhe kanë marrë pak mbështetje prindërore mund të zhvillojnë çrregullime të stresit post-traumatik, dhe çrregullime të stresit kronik, çrregullime histrionike, etj.
Mund të rrezikohet gjithashtu aftësia e tyre për t’u besuar të rriturve që të kujdesen për ta, dhe mjerisht, kur fëmijët nuk zbulojnë abuzimin seksual dhe/ose nuk marrin këshillim efektiv, ata mund të vuajnë vështirësi gjatë në të ardhmen.
“Abuzimi është si një terror emocional, nëse nuk merreni me të, mund të kthehet për t’ju lënduar” Nga ana tjetër, fëmijët që kanë mbështetjen e një kujdestari mirëkuptues, terapisti apo Psikologu profesionist me një trajtim efektiv mund të shërohen pa efekte afatgjata.
Faktorë të ndryshëm si frekuenca dhe kohëzgjatja e abuzimit, lloji i kontaktit seksual, shkalla e marrëdhënies mes dhunuesit dhe viktimës do të rezultojnë në efekte psikologjike të ndryshme. Studime të tjera kanë qenë retrospektive. Viktimat e abuzimit seksual të fëmijëve paraqesin një larmi simptomash dhe jo një profil specifik abuzimi dhe nivele simptomash për fëmijët e abuzuar seksualisht.
Ndërsa sipas pikëpamjes Frojdiste në teori dhe psikonanaliza të Frojdit theksohet se:
Teoria e Frojdit e 1896 për etiologjinë e histerisë dhe neurozës obsesionale u bazua në nocionin se pacientët e tij kishin kujtime të pavetëdijshme të përvojave të abuzimit seksual në fëmijërinë e hershme, dhe në atë kohë ai deklaroi se “përpara se të vinin për analizë, pacientët nuk dinë asgjë për këto skena që në disa raste specifike kanë qenë të hamendësuara, dhe në të vërtetë gjatë rrjedhës së trajtimit të tyre Frojdi theksonte se “më sigurojnë prerazi për mosbesimin e tyre”.
Siç shkroi ai, “Skenat seksuale duhet të jenë të pranishme si kujtime të pavetëdijshme; vetëm për aq kohë sa dhe për aq sa janë të pavetëdijshëm janë në gjendje të krijojnë dhe mbajnë simptoma histerike, dhe të konvertohen në ankesa fizike, paraliza, dhe probleme tjera psikogjene.
Së fundmi është e nevojshme të përfshihet edukimi seksual në shkolla, sepse edukimi seksual, duke përfshirë aspektet shpirtërore, duhet të jetë pjesë e një edukimi të gjerë shëndetësor dhe moral nga kopshti deri në klasën e dymbëdhjetë, të kryer në mënyrë ideale në mënyrë harmonike nga prindërit dhe mësuesit, psikologët, dhe punonjësit social, sociologët, pedagogët, etj.
Po ashtu, edukimi seksual, i cili në mënyrë ideale duhet të jetë një pjesë e rëndësishme e kurrikulës shkollore, gjersa deri tani mbetet një temë tabu në shumicën e fushave në vendin tonë.
Mësimet duhet të përfshijnë trajtimin e seksit si një dëshirë e natyrshme dhe jo ekuivalente me një çrregullim.
Me synimin për të krijuar një diskurs progresiv dhe produktiv, ekipet multidisiplinar institucional, profesionistët dhe mësuesit duhet të trajnohen për të sensibilizuar nxënësit se si tërheqja ndaj seksit të kundërt është një fenomen shumë i natyrshëm dhe proces i pashmangshëm biologjik dhe psikologjik.
Sipas pikëpamjes dhe konkluzionit tim në cilësinë e Psikologut konstatoj se përfshirja e edukimit seksual në shkolla zvogëlon dhe mënjanon rreziqet kanosëse(dhuna seksuale) ndaj mirëqenies së fëmijëve, rrit nivelet e ndërgjegjësimit në të gjitha strukturat sociale, të miturit i pajisë me informacione thelbësore rreth botës seksuale, po ashtu fëmijët përmes edukimit seksual ndërtojnë një personalitet të ekuilibruar, me një prirje të mirë menaxhueshme dhe disiplinore të instinkteve (impulsioneve), dhe sigurisht se ky edukim pakëson dhe redukton ndjeshëm ekspozimin e fëmijëve në situata apo ngjarje të pakëndshme(të dëmtueshme) seksuale.
Fëmijët përmes edukimit seksual konceptojnë botën dhe jetën në një perspektivë të shëndetshme zhvillimore, në të kundërt mungesa e qasjes dhe e përfshirjes së edukimit seksual në shkolla prodhon problematika deformuese devijante, afektive, keqinterpretive, të pakontrolluar, të shfrenuar, dhe me pasoja psikologjike në spektrin e identiteteve gjinore, epshore, etj.
Sipas njohurive dhe interesimit tim përkushtues në këtë fushatë ndërgjegjësimi ky edukim seksual paraprakisht duhet të vijoj me module të krijuara(skicuara) për klasat 8 deri në 12.
“Modulet duhet të përfshin informacionet parësore (seksuale) dhe shëndetin riprodhues, dhunën gjinore dhe seksuale, rritjen e efikasitetit në shëndetit mendor, dhe proceset zhvillimore të ndërtimit të personalitetit sipas pikëpamjes seksuale, gjinore, strategjitë e kontrollimit të situatave kur fëmijët ndjehen ose mund të jenë të kërcënuar nga dhunuesit, perversët, pedofilët”, ka përfunduar Kastrati.
Kujtojmë se vetëm gjatë luftës së fundit në Kosovë figurojnë rreth 20 mijë të mbijetuar të dhunës seksuale nga forcat serbe. /Gazeta Enigma/