Inzaghi: Titulli është qëllimi kryesor

Inzaghi: Titulli është qëllimi kryesor

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi foli sot drejtpërdrejt nga Osaka në Japoni, ku Interi është në një turne parasezonal.

Inzaghi theksoi se shpreson që të përsëritet viti që shkoi, ndërsa deklaroi që titulli është qëllimi kryesor.

“Vitin e kaluar ne patëm një vit të shkëlqyer, fituam Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë dhe luajtëm në finalen e Champions League që është gjithmonë një rezultat i mrekullueshëm. Jemi rritur shumë në nivel evropian në krahasim me vitin e parë, nuk ndodh çdo vit të arrijmë në finale. Interit nuk i ka ndodhur për 12 vjet dhe prandaj është një vit shumë i vështirë, që do të duam të krenohemi përsëri. Titulli është qëllimi i madh, ne po forcohemi dhe po përgatitemi për të luftuar. Kemi shpresë për të fituar titullin“-deklaroi ai.

Related Articles