Gjeneral brigade, italiani Federico Bernacca ka përfunduar sot detyrën e tij si zëvendëskomandant i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.
Ai ia dorëzoi detyrën turkut Cahit Irican në një ceremoni të mbajtur në shtabin e KFOR-it në “Camp Film City” në Prishtinë.
Me anë të një postimi në Facebook të KFOR-it, bëhet e ditur se gjeneralmajori, Enrico Barduani, vlerësoi Bernaccan për shërbimin shembullor, lidershipin e jashtëzakonshëm dhe profesionalizmin që tregoi gjatë kohës së tij si zëvendëskomandant i misionit të KFOR-it.