Ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark ka disa porosi për Kosovën

Ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark ka disa porosi për Kosovën

Miku i madh i shqiptarëve, i cili udhëhoqi fushaton e NATO-s, gjatë 99-tës, Wesley Clark, ka dhënë disa porosi për Kosovën.

Ai është shprehur se vendi ynë mund ta ruajë sigurinë e vet vetëm përmes zhvillimit ekonomik.

Sa më shumë investime ekonomike që tëheq, sidomos nga ShBA, aq më e madhe do të jetë siguria e saj, është shprehur ai.

Gjatë një bashkëbisedimi online të zhvilluar nga Oda Ekonomike e Kosovës, me rastin e 26-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë, ish-komandanti suprem i Forcave Aleate ka folur për disa nga sfidat me të cilat përballet vendi ynë.

Sipas tij, Kosova është në një pozicion strategjik të rëndësishëm dhe, për fat të mirë, NATO është e vendosur aty për shkak të paqëndrueshmërisë në rajon.

“Në njëfarë mënyre, Kosova është ‘kanarina në minierën e thëngillit’. Ju jeni paralajmërimi i parë i kërcënimeve ndaj stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Clark.

Më tej ai ka shtuar se gjëja më e rëndësishme për forcimin e sigurisë së Kosovës është zhvillimi dhe rritja ekonomike.

“Sa më shumë vende pune të krijoni, sa më shumë investime që mund të tërhiqni, sidomos aso amerikane, aq më e madhe do të jetë siguria”, ka thënë ai.

Clark nënvizoi se Kosova duhet ta forcojë shtetin e së drejtës, duke e bërë atë të dukshëm e duke e forcuar besimin e biznesit.

Sipastij, Kosova ka ende mundësi të mëdha për ta përmirësuar pozitën e saj sa i përket energjisë elektrike.

“Asnjëherë nuk duhet të jetë opsion blerja e energjisë nga jashtë Kosovës duke pasur parasysh rezervat e saj me bollëk të linjitit, ajo duhet të jetë një prodhues i energjisë për rajonin. Keni disa nga rezervat më të mira të linjitit në botë”, ka thënë mes të tjerash ai. /Gazeta Enigma

Related Articles