Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës më 12 qershor, ditë kjo e cila shënon 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, njofton Gazeta Enigma.
Blair ishte një figurë kyçe në fillimin e bombardimeve të caqeve serbe nga NATO-ja gjatë luftë së fundit në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur nga pika e rendit të ditës së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për nesër, ndonëse nuk është bërë e ditur nëse ai do të jetë i pranishëm fizikisht apo në mënyrë virtuale.
“1. Caktimi i Seancës solemne për adresimin e ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, SH. T. Z. Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në pikën e rendit të ditës.
Blair ishte një nga zërat më të mëdhenjë, përkrah zyrtarëve amerikanë, për nisjen e bombardimeve të caqeve serbe si dhe atyre të ushtrisë serbe në Kosovë, pas alarmeve se në Kosovë po kryhej gjenocid nga ana e ushtrisë serbe. /Gazeta Enigma