Ish lojtari i Real Madridit: Guardiola ka ende traumën e vitit të kaluar shkaku i Real Madridit

Ish lojtari i Real Madridit: Guardiola ka ende traumën e vitit të kaluar shkaku i Real Madridit

Pedja Mijatovic, i cili ishte lojtar dhe drejtor sportiv i Real Madridit nga viti 2006 deri në vitin 2009, foli në Cadena SER për ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes madrilenëve dhe Manchester Cityt.

“Manchester City është një skuadër më e mirë se vitin e kaluar”, theksoi ai në programin “El Larguero”.

“Është e vështirë të ndalosh Haaland, por është gjithashtu e vështirë të ndalosh Vinicius, Rodrygo dhe Benzema. Mendoj se Real Madridi ka aftësinë për t’i mundur ata. Në fakt, mendoj se Madridi do ta ketë më të lehtë të luajë në Angli sesa këtu. Dëgjimi i Guardiolës më jep ndjesinë se trauma e vitit të kaluar ende zgjat”, vazhdoi ai.

Ish-lojtari dhe drejtori sportiv i Real Madridit kishte disa fjalë edhe për trajnerin e Manchester City: “Trauma e rikthimit të rezultati po i zgjat ende”.

Related Articles