Ish-ministri, Arsim Bajrami, e ka zhvilluar një vizitë në Hagë ku ka takuar të gjithë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët, të cilët po akuzohen për krime lufte.
Bajrami tha se ata po mbahet padrejtësisht.
Ai theksoi se lufta e UÇK-së ka qenë mbrojtëse dhe çlirimtare.
“Një betejë e fortë ligjore po na pret, për të dëshmuar pafajsinë e të arrestuarëve dhe për ta rrëzuar kualifikimin e pa saktë për ” ndërmarrjen e përbashkët kriminale”. Gjenocidi i Serbisë në Kosovë ka qenë ndërrmarrje e organizuar shtetërore, kurse lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë mbrojtëse dhe çlirimtare”- tha Bajrami.