Ish-ministri i Shëndetësisë: Jemi vonuar me vaksinimin, në vjeshtë do të ketë rritje të rasteve

Ish-ministri i Shëndetësisë: Jemi vonuar me vaksinimin, në vjeshtë do të ketë rritje të rasteve

Numri i të vaksinuarve në Kosovë kundër Covid-19, deri më tani ka arritur në mbi 160 mijë persona.

Të martën, në vend kanë arritur edhe 106 mijë e 470 doza të vaksinave të blera nga Qeveria e Kosovës, nga kontrata me Pfizer.

Procesin e vaksinimit po e quan të vonuar ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

Ish-ministri Rrahmani ka thënë se Kosova edhepse ka pasur pengesa shtesë në këtë proces, është dashur të bashkëpunojë me shtetet që i kanë ofruar ndihmë.

“Shumë jemi vonuar, edhe pse Kosova ka pasur pengesa shtesë në procesin e sigurimit të vaksinave. Sigurisht se duke i ditur vështirësitë shtesë, si shtet i vogël dhe më potencial ekonomik të vogël, qeveria është dashur të jetë më bashkëpunuese dhe më fleksibile kur të tjerët kanë ofruar ndihmë, siç ndodhi me Shqipërinë”, ka thënë ai.

Derisa flet për vaksinimin e personave me Covid-19, deklaron se Kosova ka pasur përvoja të mira të vaksinimit të popullatës në të kaluarën, por jo edhe tash.

“Kosova ka pasur një përvojë shumë të mirë të vaksinimit të popullatës në të kaluarën. Vaksinimi kundër Covid-19 është diçka tjetër, e kuptueshme, por nuk mund të pranohet që është duke shkuar mirë. Ende jemi ne shifra që nuk japin besim se po ndodh diçka e mirë dhe e shpejtë”, ka deklaruar ish-ministri Rrahmani.

Rrahmani: Qeveria “Kurti” do të mund të vaksinojë 60% të popullatës deri në fund të vitit.

Madje, ai ka kërkuar që të ketë edhe fushatë për vetëdijesimin e personave për t’u vaksinuar duke thënë se një gjë e tillë është e domosdoshme.

Kjo, pasi që siç thotë ai, çka do të ndodhë nëse si mungesë e fushatës popullata nuk do t’i përgjigjet pozitivisht vaksinimit edhe nëse sigurohet numri i mjaftueshëm i vaksinave.

Por, është shprehur skeptik që Qeveria “Kurti” do të mund të vaksinojë 60% të popullatës deri në fund të vitit.

“Uroj të përmbushet ky premtim. Kthimi i normalitetit mund të arrihet me vaksinim komplet të popullatës, e normaliteti do të mundësojë jetë më të mirë edhe për pozitën edhe për opozitën. Por, a do të ndodh kjo shpejt, nuk besoj”, është shprehur Rrahmani, për Frontonline.

Ndërsa, duke folur për uljen e numrit të rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarve, Rrahmani ka thënë se për këtë së pari meritën e kanë punëtorët shëndetësorë dhe së dyti imunizimi i heshtur i shumicës së popullatës.

Related Articles