Të enjten, në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës u varros ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ukshin Tahiri, nga Selaci i Mitrovicës.
62-vjeçari vdiq të mërkurën në oborrin e shkollës së Selacit, ku edhe po punonte si mësues.
Bartjen e kufomës së të ndjerit po e bëjnë ish-bashkëluftëtarë të Tahirit.