Dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim nga Kosova për trafik të lëndëve narkotike janë arrestuar nga policia në Tiranë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 17”, u vunë në pranga shtetasit A. B., 59 vjeç dhe Sh. S., 51 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 19.08.2024, i ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, po vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve ligjzbatuese kosovare, për t’i ekstraduar këta shtetas, në Kosovë. /Gazeta Engima