Ishte përfshirë në vrasjen e Giovanni Falcones, lirohet pas 25 vjetësh bosi i mafias siciliane

Ishte përfshirë në vrasjen e Giovanni Falcones, lirohet pas 25 vjetësh bosi i mafias siciliane

Bosi i mafias siciliane, Giovanni Brusca, krimet e tmerrshme të të cilit përfshijnë tretjen e trupit të një fëmije në acid, është liruar nga burgu.



I quajtur “vrasësi i njerëzve”, Brusca ka rrëfyer për rolin e tij në mbi 100 vrasje, përfshirë vrasjen e prokurorit të lartë të Italisë antimafia, Giovanni Falcone.

Por Brusca u bë një informator, duke ndihmuar prokurorët të gjuanin mafiozët e tjerë.

Lirimi i tij pas 25 vitesh burg ka zemëruar të afërmit e viktimave të tij, raporton bbc.

Ndryshe, ai tani do të ketë periudhën katër vjeçare që të dëshmojë se ka hapur një faqe të re në jetë.

Related Articles