Rummenigge në pension të parakohshëm nga Bayern Munich, në vend të tij vjen Khan

Rummenigge në pension të parakohshëm nga Bayern Munich, në vend të tij vjen Khan

Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka dalë në pension gjashtë muaj më herët nga sa pritej.



Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka dalë në pension gjashtë muaj më herët sesa pritej dhe do të zëvendësohet nga ish-portieri i famshëm Oliver Kahn.

Rummenigge bëri kërkesën për t’u larguar nga pozicioni i tij më 30 qershor dhe jo më 31 dhjetor siç ishte planifikuar fillimisht, njoftoi Bayern përmes një deklarate.

“Është koha më e ndjeshme strategjike dhe logjike”, tha 65-vjeçari Rummenigge.

“Ne jemi duke ardhur në fund të vitit financiar dhe në të njëjtën kohë një fazë e re po fillon me një ekip të ri stërvitor. Sezoni i ri duhet të jetë përgjegjësi e Oliver Kahn-it si drejtor i ri i që nga fillimi”, shtoi ai.

Bayern do të fillojë sezonin e ri me ish-trajnerin e Leipzig-ut, Julian Nagelsmann, në krye të ekipit. Nagelsmann do të marrë detyrën nga Hansi Flick, i cili u largua pasi udhëhoqi Bayern-in deri në titujt e Bundesligës dhe do të drejtojë ekipin e Gjermanisë pas Kampionatit Evropian.

Rummenigge, ish sulmues i cili shënoi 162 gola në 310 paraqitje të Bundesligës për Bayern, u bë nënkryetar i klubit në vitin 1991. Që kur u bë drejtor në vitin 2002, Rummenigge ka ndihmuar klubin bavarez që të rrisë qarkullimin nga 176 milionë euro në 679 milionë euro. Kompania që qëndron pas Bayern-it arriti përfitime në çdo vit financiar gjatë kësaj periudhe, duke ndihmuar në krijimin e rezervave që rrallë shihen në futbollin evropian të mbingarkuar me borxhe.

Bayern fitoi Ligën e Kampionëve dy herë, në vitet 2013 dhe 2020, 14 herë u bë kampione e Bundesligës, si dhe fitoi 10 tituj të Kupës së Gjermanisë në kohën kur Rummenigge ishte shefi ekzekutiv.

Ish-portierit të famshëm, 51-vjeçarit Kahn, i është besuar të sigurojë vazhdimin e sukseseve. Ai u bashkua me bordin mbikëqyrës të Bayern-it në vitin 2019 me synimin për t’u bërë drejtor ekzekutiv në vitin 2022, por tani do të marrë detyrën më 1 korrik.

“Në 18 muajt e fundit, unë jam njohur me të gjitha aspektet e klubit dhe e di shumë mirë se si funksionon FC Bayern dhe cilat sfida e presin”, tha Kahn.

Related Articles