Ka përfunduar pjesa e parë mes Islandës dhe Kosovës.
Kjo ndeshje nisi me golin e islandezëve të cilët kaluan në epërsi në minutën e 2-të kur shënoi Orri Oskarsson.
Ndërkaq, dardanët gjatë pjesës së parë patën disa raste të mira, por që në minutën e 35-të, Vedat Muriqi arriti të konkretizoj duke shënuar në portën e Islandës.
Krejt në fund të pjesës së parë, saktësisht në përfundim të minutave shtesë, shënoi sërish Muriqi, duke dërguar Kosovën kështu në epërsi.
Rezultati i pjesës së parë 2 me 1 për Kosovën.
Kujtojmë se në rast të triumfit, Kosova do ngjitet në Ligën B të Ligës së Kosovës /Gazeta Enigma
Islandë – Kosovë, përfundon pjesa e parë – ky është rezultati
