Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, është shprehur i kënaqur me pikën e fituar në derbin ndaj Prishtinës (1:1).
Por trajneri i skuadrës gjilanase ka mbetur i befasuar me kartonin e kuq të dhënë për Muhamed Useinin.
“Jam shumë i kënaqur me lojën, me angazhimin e futbollistëve. Kemi luajtur me të vërtetë mirë.
Më dhimbset situata te goli, nuk e di a ishte faull te lojtari ynë apo jo, por këto interpretimet po bëhen kush si po dëshiron.
Kemi luajtur më të motivuar me një futbollist më pak dhe duhet dhënë më shumë për të nxjerrë rezultat pozitiv.
Në të gjitha ndeshjet derbi po mbesim me një lojtarë më pak. Është pak e tepërt mendoj, se ajo ndërhyrje nuk ka qenë për karton të kuq.
Është karton i tretë i kuq që kemi marrë nga gjyqtari Dardan Çaka. Ai duhet ta ndiej më shumë lojën”, deklaroi Munishi