Një dramë e vërtetë ka ndodhur në ndeshjen mes Italisë dhe Kroacisë.
Fillimisht Kroacia kaloi në epërsi në pjesën e dytë me golin e Luka Modriqit dhe kështu u mendua se do të përfundonte ndeshja me Kroacinë në pozitën e dytë.
Megjithatë, italianët kishin lënë një “surprizë” në fund, pasi që hiq më vonë se në minutën e 98’ shtesë, Mattia Zaccagni shënoi një supergol në portën e kroatëve.
Me këtë gol Italia u rikthye në pozitën e dytë në grup, me Kroacinë që u pozicionua në vendin e tretë.
Tani gjasat për Kroacinë që të kalojë tutje janë shumë të vogla, pasi që Sllovenia duhet të humb të paktën me rezultat 4-0 ndaj Anglisë, si dhe Republika Çeke gjithashtu duhet të humb ndeshjen e fundit me çfarëdo rezultati ndaj Turqisë. /Gazeta Enigma
🚨🚨| GOAL; ITALY HAVE EQUALISED IN THE 98TH MINUTE!!!!
Croatia 1-1 Italy
pic.twitter.com/agRyMGmBpr— CentreGoals. (@centregoals) June 24, 2024