Një grua 35 vjeçare ka vdekur në një aksident trafiku në Itali.
Siç raportojnë mediat italiane bëhet fjalë për Matilda Hidrin.
Në aksident ishin të përfshira një veturë e tipit “BMW” e cila drejtohej nga shqiptarja dhe një veturë e tipit “Volvo” e cila drejtohej nga italiani Giuseppe Garavaglia.
Si shkak i aksidentit raportohet të jetë 46-vjeçari Italian i cili ka ecur për pesë kilometra në kundërvajtje në korsinë e gabuar të autostradës.
Tre persona të tjerë mbetën të plagosur nga ky aksident; një fëmijë katër vjeç, një grua 34-vjeçare dhe një 35-vjeçar.
Këta të tre udhëtonin me një makinë Volksëagen pas makinës së Matilda Hidrit dhe u përfshinë gjithashtu në aksident.