Fotografia e Ramadan Gashit, mërgimtar në Gjermania, ka qarkulluar në rrjete sociale e në lajme të mediave vendore si një nga të dyshuarit për rrahjen e Luigj Markut, i njohur në rrjetin social “TikTok” për thirrje ekstremiste.
Mirëpo, Gashi, i cili jeton në Stutgart, ka thënë se ai nuk ka të bëjë aspak me rastin për të cilin po i qarkullon fotografia.
“Unë mbrëmë mora një telefonatë prej një kushëriri tim, i cili më tha se fotografia ime është gjithkah në rrjete sociale. Nuk e kam vërejtur sepse kemi pasur mysafirë, kur hyna e pash fotografinë time kinse i dyshuari që ka ushtruar dhunë ndaj atij” – tha ai.
Gashi ka theksuar se personin ndaj të cilit po akuzohet se ka ushtruar dhunë nuk e njeh dhe madje as nuk ka pasur ndonjë diskutim me të në rrjete sociale.
“Nuk e njoh, kurrë as nuk e kam parë, nuk kam pasur asnjëherë ndonjë konflikt as në rrjete sociale”, thotë ai.
Për rrahjen në Dublin, pjesë e të cilës nuk ka qenë, Gashi tha që në llogaritë e tij në rrjete sociale ka pranuar qindra komente.
Fotografia e Ramadan Gashit, mërgimtar në Gjermania, ka qarkulluar në rrjete sociale e në lajme të mediave vendore si një nga të dyshuarit për rrahjen e Luigj Markut, i njohur në rrjetin social “TikTok” për thirrje ekstremiste.
Mirëpo, Gashi, i cili jeton në Stutgart, për KALLXO.com ka thënë se ai nuk ka të bëjë aspak me rastin për të cilin po i qarkullon fotografia.
“Unë mbrëmë mora një telefonatë prej një kushëriri tim, i cili më tha se fotografia ime është gjithkah në rrjete sociale. Nuk e kam vërejtur sepse kemi pasur mysafirë, kur hyna e pash fotografinë time kinse i dyshuari që ka ushtruar dhunë ndaj atij” – tha ai.
Gashi ka theksuar se personin ndaj të cilit po akuzohet se ka ushtruar dhunë nuk e njeh dhe madje as nuk ka pasur ndonjë diskutim me të në rrjete sociale.
“Nuk e njoh, kurrë as nuk e kam parë, nuk kam pasur asnjëherë ndonjë konflikt as në rrjete sociale”, thotë ai.
Për rrahjen në Dublin, pjesë e të cilës nuk ka qenë, Gashi tha që në llogaritë e tij në rrjete sociale ka pranuar qindra komente
“Telefoni më bëjke nën stop, dikush me jepte lëvdata, të tjerët kërcënime, prej njerëzve që as nuk i njoh, as nuk e disha çka është ngjarja, as çfarë ka ndodhur, unë nuk jam afër Dublinit, as nuk kam qenë atje kurrë, as nuk e di çfarë është në pyetje” – ka thënë ai.
Gashi tutje sqaron se nga shpërndarja e fotografisë së tij nëpër rrjete sociale është shqetësuar e gjithë familja.
“Fëmijët i kam në moshë të adoleshencës, janë shqetësuar, edhe familjarët më kanë thirrur non-stop në telefon” – thotë ai.
Gashi sot i është drejtuar Policisë në Gjermani për të hapur rast për mediat dhe faqet që kanë shpërndarë fotografinë e tij, e të cilat sipas tij, nuk e kanë kontaktuar asnjëherë për të marrë konfirmim.
“Sot kam shkuar në polici, e kam lajmëruar këtu në Gjermani, tash mbetem se reparti për cyber crime e marrin nesër në mëngjes këtë lëndë dhe më njoftojnë si të vazhdoj më tutje”, ka thënë ai.
Mërgimtari nga Kosova që jeton në Gjermani për më shumë se 20 vite kërkon që fotografia e tij të largohet nga lajmet dhe rrjetet sociale.
“Lutja jem ish kanë që mu përhap edhe kjo që me u marrë vesh që nuk kam lidhje me këtë punë, nuk e njoh asnjërin, jam familjar, punoj prej 1991-ës, jetoj në Gjermani. Jemi shqetësuar e gjithë familja, shpresoj që zbardhet kjo punë dhe largohen fotografitë e mia nga rrjetet sociale”, thekson ai.
Më 6 gusht derisa ishte kyequr Live në “TikTok”, në një park në Dublin, Luigj Marku është sulmuar nga disa persona.
Më 13 korrik, Luigj Marku është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas Abcnews.al, Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve irlandeze me qëllim arrestimin e 39-vjeçarit.
Ndaj Luigj Markut është ngritur akuza për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes. Policia tha se ky shtetas prej kohësh publikon në rrjete sociale video dhe mesazhe e thirrje të rënda. Nga verifikimet rezulton se i dyshuari ndodhet në Irlandë.