Izmaku: S’ka marrëveshje me PDK-në, Nisma do ecë përpara e pavarur

Izmaku: S’ka marrëveshje me PDK-në, Nisma do ecë përpara e pavarur

Ish-deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, tha se nuk ndodhi një marrëveshje me PDK-në për zgjedhjet.

“Por një gjë mbetet e pathyeshme: Nisma do të ecë përpara, e pavarur, e përkushtuar dhe e mbështetur tek njerëzit që e besuan këtë rrugë dekada me radhë, nën lidershipin e provuar të Fatmir Limajt”, shkroi Izmaku.

“Ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë vendit me vlera që i përgjigjen realisht nevojave të qytetarëve. Për ne, politika nuk është krenari e tepruar, as arrogancë; politika është përgjegjësi, shërbim dhe përkushtim i përditshëm”, u shpreh tutje ajo.

Izmaku tha se “ky është momenti ynë për t’u mobilizuar, për të qëndruar bashkë dhe për t’i treguar vendit se ka forcë politike që punon me dinjitet, me sinqeritet dhe me vizion të qartë”.

“Gara fillon. Nisma vazhdon rrugën me ju nën udhëheqjen e dëshmuar të liderit tonë Fatmir Limaj! Na priftë e mbara!”, deklaroi në fund deputetja e legjislaturës jetëshkurtër.

Related Articles