“Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit”, – e thotë Biden

“Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit”, – e thotë Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, së fundmi ka dhënë një lajm të mirë.

Ai ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtuar për t’i dhënë fund konfliktit mes vete.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Biden tha se ka biseduar mes kryeministrin e Libanit dhe me atë të Izraelit.

“Sot, kam lajme të mira për të raportuar nga Lindja e Mesme. Kam folur me Kryeministrat e Libanit dhe Izraelit. Dhe jam i lumtur të ju njoftoj: ata e kanë pranuar propozimin e ShBA-së për t’i dhënë fund konfliktit shkatërrues mes Izraelit dhe Hezbollahut”, shkroi Bideni. /Gazeta Enigma

Related Articles