Izraeli mohon t’i ketë bërë thirrje Ukrainës që të dorëzohet ndaj kërkesave e Rusisë

Izraeli mohon t’i ketë bërë thirrje Ukrainës që të dorëzohet ndaj kërkesave e Rusisë

Kryeministri izraelit Naftali Bennett ka vizituar Moskën për bisedime me presidentin Putin.

Zyrtarët izraelitë kanë mohuar raportet e mediave se Izraeli i ka kërkuar Ukrainës që të “dorëzohet” ndaj kërkesave ruse gjatë bisedimeve.

Izraeli është përfshirë në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Kryeministri i saj Naftali Bennett udhëtoi për në Moskë për bisedime ballë për ballë me Presidentin Putin të shtunën e kaluar dhe gjithashtu foli me presidentin e Ukrainës Zelensky me telefon.

Raportet e mediave kishin sugjeruar se Bennett u përpoq të shtynte Ukrainën që të dëgjonte kushtet ruse për t’i dhënë fund luftës.

Por një zyrtar i lartë izraelit e ka quajtur raportin “të pavërtetë, të rremë”.

“Bennett në asnjë moment nuk i ka thënë Zelenskyt se si të veprojë, as nuk ka ndonjë qëllim”, tha zyrtari për agjencinë e lajmeve Reuters.

Në fakt, “Izraeli po sugjeron që Rusia duhet t’i vlerësojë ngjarjet në mënyrë më adekuate”, ka shkruar në Twitter një këshilltar i kreut të zyrës presidenciale të Ukrainës, Mykhaylo Podolyak.

Related Articles